
Detajet e Trajnimit
Kategoria:
Aftësitë:
Disponueshmëria:
Në cdo periudhë
Qëllimi
Kursi ka si qëllim të paraqesë kuptimin e integruar të dinamikave të qyteteve, duke treguar se si përdoren politikat dhe instrumentat e planifikimit për të menaxhuar rritjen urbane dhe zhvillimin e qëndrueshëm të qyteteve, të barabartë dhe efiçient.
Objektivat
Të analizuarit e politikë-bërjes urbane dhe formulimit të planit. Eksplorimi i mënyrës në të cilën forcat ekonomike, politike dhe sociale ndërveprojnë në mjedise të ndryshme hapësinore. Njohja me qasjet e ndryshme ne vende të ndryshme ne berjne e politikave urbane, të tilla si: zhvillimi i politikës së rigjenerimit urban; zhvillimet ekonomike lokale përmes ndërhyrjeve në transport, sheshe publike, inovacion dhe kreativitet; politika e kontrollit urban; vendbanimet e reja dhe ‘new urbanism’; transformimet hapësinore post-industriale të qyteteve; zhvillimi i biznesit të vogël; projekte argëtimi etj.
Përfituesit
- Inxhinierë Planimetrie për Urbanistikën.
- Arkitektë të Urbanistikës.
- Urbanist
- Nëpunës të sektorit urban, Bashki.
- Nëpunës të sektorit urban, Ministria e Zhvillimit Urban.
- Nëpunës të sektorit urban, Ministria e Transporteve.
- Nëpunës të sektorit urban, Ministria e Mjedisit.
- Studentë të programit MSc & MA Profesional (profili Inxh.Planimetrie, Inxh. Ndertimi, Arkitekturë)