
Detajet e Trajnimit
Kategoria:
Aftësitë:
Disponueshmëria:
Në cdo periudhë
Qëllimi
Të ofrojë informacion profesional dhe praktik mbi rregullat dhe procedurat e parashikuara për kushtet e sigurisë dhe shëndetit në punë, që duhet të respektojnë punëdhënësit dhe punëmarrësit.
Objektivat
- Njohja me:
- detyrimet e përgjithshme për rregullat e sigurisë dhe shëndetit në punë;
- rreziqet qe lidhen me vendin e punes;
- rregullat, proçedurat dhe dokumentacionin që duhet të ndiqet dhe plotësohet mbi sigurinë dhe shëndetin në punë;
- rregullat e parashikuara në ligjin 10237/2010 “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”; (iv) masat mbrojtëse individuale për mbrojtjen shoqërore të punës, si dhe për kushtet e sigurisë dhe shëndetit në punë;
- dokumentacionin që duhet të përpunojnë punëdhënësit për ngritjen dhe funksionimin e Këshillave të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë;
- aftësitë, kriteret dhe dokumentacionin që duhet të plotësohet për personat dhe shërbimet e specializuara për sigurinë dhe shëndetin në punë.
- institutin e ankimit ndaj një akti të inspektorit të punës dhe procedurat në bazë të të cilave ai duhet të ushtrohet.
Përfituesit
- Punonjës të të gjitha niveleve në administratën publike dhe private.
- Punëdhënës dhe punëmarrës.