Detajet e Trajnimit

Aftësitë:

Disponueshmëria:

Në cdo periudhë

Qëllimi

Trajnimi ka si qëllim të informojë pjesëmarrësit në lidhje me disa nga aspektet e marrëdhënieve juridike ndërkombëtare, si pjesë thelbësore e marrëdhënieve ndërkombëtare parë në këndvështrimin bashkëkohor, duke patur parasysh dhe kontekstin shqiptar të këtyre marrëdhënieve ( vendin që ka Shqipëria në kuadrin e marrëdhënieve juridike ndërkombëtare) Trajnimi do të fokusohet në veprimtarinë e Institucioneve ndërkombëtare globale dhe rajonale, organizimin dhe funksionimin e tyre, bazën juridike dhe sfidat me të cilat përballen, arritjet, roli që kanë luajtur në ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare; politikën e jashtme të krahasuar, politikë amerikane, çështjet gjeopolitike të Ballkanit. Në tërësi, misioni i Trajnimit është aftësimi profesional i pjesëmarrësve për t’u përballur në të ardhmen me aktivitete konkrete të administrimit të çështjeve ndërkombëtare dhe diplomatike.

Objektivat

Pjesëmarrësit e këtij Trajnimi do të mund të përfitojnë njohuri të zgjeruara, të qëndrueshme dhe bashkëkohore në lidhje me:

  • teoritë kryesore mbi marrëdhëniet ndërkombëtare përmes njohjes me zhvillimet më të rëndësishme politike, diplomatike dhe ekonomike në marrëdheniet midis shteteve në plan global dhe rajonal, si edhe në kuadër të Organizatave Ndërkombëtare e Rajonale.
  • bazën ligjore të funksionimit të organizatave dhe institucioneve kryesore ndërkombëtare globale dhe rajonale, si: Këshilli i Europës, OSBE, NATO, Bashkimi Europian, nismat rajonale etj., mënyrën e organizimit dhe problematikën e aktivitetit të tyre aktivitetin e tyre;
  • bazën ligjore të funksionimit dhe aktivitetin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, agjencive të specializuar atë saj dhe të organizatave të sistemit Kombeve të Bashkuara; sfidat me të cilat përballet OKB dhe konteksti i reformimit saj;
  • sistemin kolektiv të sigurisë duke u përqendruar në rolin dhe efektivitetin e mekanizmave të OKB-se dhe të organizatave rajonale në ruajtjen e paqes dhe sigurisë globale përfshirë masat me karakter ligjor e politik të ndërmarra në nivel ndërkombëtar për të luftuar terrorizmin;
  • efektin e mjeteve paqësore për zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare nëpërmjet meditacionit, ndërmjetësimit duke u orientuar posaçërisht në mënyrën e funksionimit dhe problematikën e aktivitetit të gjykatave ndërkombëtare globale dhe rajonale, që mbulojnë çështje të përgjithshme dhe specifike;
  • funksionimin dhe bazën ligjore të mekanizmave bashkëkohorë ndërkombëtarë që mundësojnë mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut;

Përfituesit

  • Nëpunës të Administratës shtetërore (Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme; Ministria e Drejtësisë, Ministria e Shtetit për Diasporën).
  • Stafet e qendrave dhe institucioneve studimore, të cilët kanë si objekt të kërkimeve të tyre marrëdhëniet ndërshtetërore të vendit tonë me vendet e Ballkanit, me Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara, politikat e sigurisë në rajon, bashkëpunimin rajonal dhe integrimin e Shqipërisë në BE.
  • Gazetarë
  • Juristë
  • Sociologë
  • Studentë të Programit MSc dhe MA Profesional (profili Shkenca Juridike dhe Politike).

Shpërndaje këtë Trajnim, Zgjidhni platformën tuaj!

Trajnime të Tjera