
Qëllimi
AutoCAD është një soft kompjuterik që i vjen në ndihmë përdoruesit dhe që shërben për realizimin e vizatimeve teknike në fusha të ndryshme si: në vizatimet teknike të Ndërtimit, Arkitektures, Mekanikës setj. (CAD computer-aided design). AutoCAD-i është baza e të gjithë softeve që përmban paketa Auto Desk (Autocad Architecture, AutoCAD Map, AutoCAD Civil 3D, AutoCAD Mechanical, AutoCAD Elektrical etj). Përveç anës praktike për mënyrën e vizatimit AutoCAD është dhe një program analitik ku nxirren me saktësi gjithë të dhënat e kërkuara nga vizatimi që kemi krijuar.
Njohja e kursantëve me softin kompjuterik AutoCAD, me komandat e vizatimt dhe të modifikimit 2Dimensionale dhe 3Dimensionale. Kursantët do të trajnohen që të jenë në gjendje të vizatojnë saktë vizatime teknike nga më të ndryshmet, duke i përdorur këto komanda me ndihmën e Ikonave, menuve ose me anë të Short-cut-eve në tastierë. Është një program, i cili do t’i shoqërojë ata gjatë gjithë jetës së tyre, bazuar kjo në profesionin që ata zotërojnë si: Inxhinier (Ndërtimi, Arkitekturë, Mekanikë) etj. AutoCAD-i ka si qëllim përdorimin e të gjitha komandave të nevojshme për realizimin e një vizatimi përmes detyrave praktike, ligjëratave, diskutimeve, të lexuarit e teksteve dhe punimeve mbi projektet kompjuterike.
Objektivat
Kursi AutoCAD 2D & 3D synon t’u krijojë kursantëve shkathtësi kompjuterike për softuerin përkatës për profesionet që ata zotërojnë.
Përfituesit
- Inxhinierë ( Ndërtimi, Arkitekturë, Mekanikë )
- Studentë të Programit MSc & MA profesional (profili Inxh.Ndërtimi, Arkitekturë, Mekanikë ).