IAL ISSAT që në fillesat e ideimit, strukturimit, organizimit dhe zhvillimit të Programeve Master ka shfrytëzuar përvojat më të mira në vend e ato ndërkombëtare në fushën e arsimit e shkencës.

Marrëveshja e bashkëpunimit ISSAT-MSM ( Studime DBA)

Bashkëpunimi i ISSAT, është i institucionalizuar, me disa universitete jashtë vendit, ashtu dhe brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

  • Marrëveshje bashkëpunimi midis UBIS University of Business and International Studies Geneva, Switzerland dhe IHE ISSAT Institution of Higher Education ISSAT, Tirana, Albania.
  • Marrëveshje bashkëpunimi midis Maastricht School of Management ( Hollandë ) dhe IHE ISSAT Institution of Higher Education ISSAT, Tirana, Albania, në Programet MBA dhe DBA.
  • Marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë e Shkencave, Tiranë, Shqipëri.
  • Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës dhe IAL “ISSAT”.
  • Marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Shëndetësisë.
  • Marrëveshje bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë, Tiranë.

Trajnimet e ISSAT Çertifikohen dhe njihen zyrtarisht nga FEDE

Pas një përvoje 17-vjeçare në kualifikimin e pasuniversitarëve dhe krijimin e profesionistëve në Shqipëri, pas realizimit me sukses të marrëveshjeve dhe programeve ndërkombëtare në fushën e Edukimit,  aktiviteti trajnues i ISSAT u miratua dhe Çertifikua nga FEDE – Federata Europiane e Edukimit.

Nënshkrimi i Marrëveshjes së bashkëpunimit ISSAT – Akademia e Shkencave.

IAL ISSAT është anëtar i Konferencës së Rektorëve, si dhe i Rrjetit të Universiteteve Shqipfolëse.

Në aktivitetin e tij ISSAT mbështetet në bashkëpunimin me trupën diplomatike të akredituar në RSH, si dhe me diplomatë me eksperiencë karriere të përfaqësive diplomatike të huaja në vende të tjera të rajonit.

APAAL ( Agjenisa Publike e akreditimit te Arsimit te Larte ) është gjithashtu një partner i ISSAT, e cila ndihmon përmes konsulencës së saj për zbatimin e standardeve me të larta të cilësisë.

Në vitet akademike 2008-2010 dhe 2009-2011, IAL ISSAT zbatoi marrëveshjen akademike me një partner me përvojë ndërkombëtare në fushën e Arsimit të Lartë – Universitetin e Biznesit dhe Studimeve Ndërkombëtare, Gjenevë, Zvicër (UBIS).

UBIS është pjesë e konsorciumit POTOMAC, USA, institucioneve që zhvillojnë aktivitetin e tyre në fushën e arsimin të lartë. UBIS është anëtar i Asamblesë Ndërkombëtare për Kolegjiumin e Arsimit të Biznesit dhe Anëtar i Këshillit të Europës të Shkollave Ndërkombëtare; UBIS dhe është i çertifikuar prej EduQua-së.

Në vitet akademike 2008-2010 dhe 2009-2011, ISSAT i realizoi Studimet Master të Nivelit të Dytë në bashkëpunim me UBIS University of Business and International Studies ( Gjenevë, Zvicër ) duke ofruar kurrikula të përbashkëta Master me standartet më të përparuara.

UBIS është i njohur në thellësi me kurrikulat dhe syllabuset e ISSAT dhe i ka konsideruar ato zyrtarisht të parametrave ndërkombëtare. Studentët në përfundim të vitit akademik u pajisën me dy diploma: Diplomën ISSAT, MA ( Niveli i Dytë) dhe Diplomën MBA – UBIS.

Mbi 14,000 profesionistë të trajnuar në ISSAT

Mbi 14,000 profesionistë të trajnuar në ISSAT

Regjistrohuni në buletinin tonë elektronik për tu azhornuar me email rreth trajnimeve & ofertave të reja.