Instituti i Studimeve dhe Trajnimeve Strategjike

“ISSAT”, themeluar në vitin 2006, i licencuar dhe akredituar nga autoritetet vendase dhe të huaja, për të ofruar kurse të avancuara profesionale, mbart një histori dhe përvojë unike në ofrimin e Trajnimeve dhe ekspertizës më të mirë për administratën publike, kompanitë, organizatat, bizneset në të gjithë Shqipërinë.

Prej 17 vjetësh, misioni i ISSAT është dhe mbetet rritja e kapaciteteve, pasurimi i burimeve njerëzore të disponueshme për tregun vendas dhe të huaj.
Mbi 15,000 persona të trajnuar dhe kualifikuar nga ISSAT gjatë 2006-2023, në 58 Trajnime Çertifikuar në fushat e Menaxhimit, Ekonomisë, Financës, Shëndetësisë, Sociologjisë, Inxhinierisë, Shkencave Kompjuterike, Psikologjisë.

Në një realitet social dhe ekonomik që ndryshon vazhdimisht, galopi teknologjik e zhvillimi inovativ, aplikimi dhe përvetësimi i koncepteve, teknikave, modeleve, strategjive të reja është një domosdoshmëri.

ISSAT përgjigjet dhe kontribuon drejtpërdrejt në: kualifikimin e avancuar bashkëkohor të profesionistëve te rinj dhe atyre me përvojë, duke i ekspozuar ndaj ideve dhe modeleve risi, duke i ndihmuar të zgjerojnë njohuritë e tyre, përditësojnë aftesite, mësojnë praktika dhe teknika të reja, ndjekin ritmin e teknologjisë, thellojnë ekspertizën e tyre profesionale.

ISSAT & FEDE

Aktiviteti trajnues në ISSAT është i miratuar dhe Çertifikuar nga
FEDE – Federata Europiane e Edukimit.

  • Trajnimet e ISSAT Çertifikohen dhe njihen zyrtarisht nga FEDE-FEDERATA EUROPIANE E EDUKIMIT. 

  • Studentët e ISSAT do të kenë mundësinë të pajisen me Çertifikatë të miratuar nga FEDE, e cila është e mirënjohur në të gjitha hapësirat europiane dhe më gjerē.
  • Çertifikata do të përmbajë dy vulat respektive të FEDE dhe ISSAT, si dhe një nr.identifikimi, caktuar nga FEDE për secilin student.

  • FEDE është e Akredituar nga:  EDUQUA, ACBE, ALTE, IFEF, COUNCIL OF EUROPE, GRECO, FEEF, GEOPA.

Një nga prioritetet kryesore në veprimtarinë e ISSAT është të ndihmojë studentët të krijojnë besim dhe përçojnë besueshmëri, të aplikojnë potencialin e tyre, zhvillojnë të menduarit analitik dhe kritik, kultivojnë përgjegjshmërinë, ndjeshmërinë e tyre ndaj kulturës,artit, çështjeve të ndryshme që preokupojnë individin dhe komunitetin. ISSAT frymëzon lidershipin. Studentët e ISSAT sot menaxhojnë dhe janë liderë të kapitalit njerëzor.

Që në fillimet e konceptimit, organizimit të tij ISSAT, u bazua në përvojën me të mirë vendase dhe të huaj në fushën të arsimit shkencës dhe kërkimit. Bashkëpunimi i ISSAT është institucionalizuar me disa universitete jashtë vendit si: Universiteti UBIS Gjenevë, Zvicër. Nga bashkëpunimi me këtë Universitet, u diplomuan 400 studentë në Programet Master MBA. Marrëveshje tjetër e rëndësishme ishte ajo me Maastricht School of Management (Hollandë) dhe ISSAT për Programet DBA.

Vizioni Ynë

“Të shkëlqejë si Institucion lider në kualifikimin e avancuar profesional të punonjësve të administratës shtetërore dhe të sektorit privat.”

Misioni

  • Të realizojë një platformë dinamike dhe inovatore trajnuese, e cila përmirëson aftësitë profesionale të pjesëmarrësve, forcon kompetencat dhe rezultatet e tyre konkrete në tregun e punës (vendas dhe të huaj).

  • Të drejtojë zhvillimin profesional të individëve (në çdo fazë të karrierës) të institucioneve dhe korporatave, të rrisë ndikimin dhe efektshmërinë e roleve të tyre në përballimin e sfidave lokale dhe globale.

  • Të ndikojë pozitivisht në uljen e nivelit të papunësisë.

  • Të sigurojë për Institucionet shtetërore shqiptare (qendrore, lokale, të pavarura), kapacitete cilësore të burimeve njerëzore nëpërmjet Trajnimeve të Avancuara Profesionale dhe Konsulencës.

  • Të formojë dhe garantojë burime njerëzore jashtëzakonisht të afta, përmes Trajnimeve Ekzekutive dhe të Personalizuara për institucionet, organizatat dhe kompanitë private që kontribuojnë në mënyrë aktive në rritjen dhe zhvillimin kombëtar.

  • Të përforcojë partneritetin me Institucione homologe ndërkombëtare dhe me Korporata të mirënjohura.

  • Të frymëzojë lidershipin. Studentët e ‘ISSAT’ të bëhen drejtuesit e menaxhimit efikas të kapitalit njerëzor në institucionet publike dhe private.

  • Të rrisë kapacitetet në fushën e hartimit te politikave, zbatimit të planeve dhe të strategjive në drejtimet më prioritare për zhvillimin e vendit.

  • Të monitorojë dhe vlerësojë progresin ekonomik-politik-social në nivel lokal dhe kombëtar përmes kërkimeve shkencore, studimeve dhe analizave, të cilat shërbejnë për të rekomanduar politika të rëndësishme ndërgjegjësimi dhe zhvillimi.

  • Të nxisë mendimin alternativ dhe pjesëmarrjen aktive të shoqërisë në proceset reformuese politike, ekonomike dhe sociale.

Vlerat

  • reputacioni
  • përvoja në edukimin dhe formimin specializues
  • programe dhe metodologji trajnuese inovatore
  • ekspertiza
  • cilësia e lartë
  • partneriteti me Institucionet (vendase & te huaja)
  • kontributi në zhvillimin e lidershipit
  • përditësimi dhe përçimi i së resë
  • komunikimi
  • puna në grup
  • vetëbesimi
  • këmbëngulja
  • motivimi
  • kreativiteti
  • etika
  • integriteti
  • vizioni

Mbi 14,000 profesionistë të trajnuar në ISSAT

Mbi 14,000 profesionistë të trajnuar në ISSAT

Regjistrohuni në buletinin tonë elektronik për tu azhornuar me email rreth trajnimeve & ofertave të reja.