Kategoritë e Trajnimeve

You are greater than you know”
– Mother Teresa
Shëndetësi
‘ISSAT’ ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në kualifikimin e avancuar të profesionistëve të Shëndetësisë në Tiranë dhe në shumë rrethe të Shqipërisë.
Në periudhën 10-vjeçare 2009-2019, ISSAT ka bashkëpunuar me Qendrën Kombëtare të Edukimit në vazhdim (Ministria e Shëndetësisë) për Edukimin në Vazhdim dhe kualifikimin sa më cilësor të profesionistëve të Shëndetësisë: mjekë, dentistë, farmacistë, infermierë.
Aktivitetetet e akredituara nga Qendra Kombëtare e Edukimit në vazhdim (Ministria e Shëndetësisë)
- Bazat e menaxhimit shëndetësor.
- Menaxhimi i cilësisë, sigurisë, akreditimit HTA dhe EBM në Institucionet Shëndetësore.
- Shërbimet spitalore, menaxhimi dhe përmirësimi i tyre.
- Roli i mjekut të familjes në kujdesin parësor.
- Kujdesi infermieror.
- Shërbimi farmaceutik – Aktualiteti, problematikat e menaxhimit.
- Praktikat dhe teknikat e kujdesjeve infermierore,cilësia në kujdesje sipas një menaxhimi efikas
- Standartet maksimale në menaxhimin, shërbimin, profilaksinë, etikën dhe edukimin mjekësor dentar.
- Praktikat menaxhuese të urgjencave mjekësore.
- Edukimi terapeutik i pacientit në ambjentet spitalore dhe poliklinika.
- Fizioterapia, roli i saj në rehabilitimin e pacientëve.
- Profilaksia dhe kontrolli i infeksioneve nozokomiale në Stomatologji.
- Infeksionet, higjena spitalore dhe parandalimi i tyre. Shërbimi infermieror komunitar në shtëpi.
- Strategjitë inovative në fushën e administrimit të barit.
- Menaxhimi i Traumave në aksidentet rrugore.